Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim

Artistja shqiptare Shkurte Fejza i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i bërë thirrje që t’i dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe të gjendet një zgjidhje përmes mirëkuptimit.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Fejza ka theksuar se studentët nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por si pjesë e rëndësishme e së ardhmes së vendit.

Ajo ka kërkuar nga Rama që të gjejë një rrugë pajtimi dhe një zgjidhje të drejtë, e cila do t’u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve të tyre.

“Kur studentët ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, le t’i dëgjojmë me vëmendje, pa paragjykime dhe pa i parë si kundërshtarë. Ata janë bijtë dhe bijat e Shqipërisë, janë rinia ku mbështetet e ardhmja e këtij vendi”, ka shkruar artistja.

Fejza ka vlerësuar se madhështia e udhëheqjes nuk qëndron vetëm te vendimet e marra, por edhe te gatishmëria për të dëgjuar dhe kuptuar qytetarët.

Ajo ka bërë thirrje që të shmanget thellimi i ndasive dhe të ndërtohen ura besimi mes institucioneve dhe qytetarëve.

“Shqipëria është më e madhe se secili prej nesh. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët, është amaneti i të parëve dhe ëndrra e fëmijëve tanë”, ka theksuar Fejza.

Në fund të letrës, artistja ka shprehur dëshirën që fjala të shërbejë si urë bashkimi dhe që Shqipëria të ketë më shumë qetësi, drejtësi e mirëkuptim, duke uruar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Shkurte Fejza i drejtohet Edi Ramës me një letër: Dëgjojini studentët, Shqipëria ka nevojë për mirëkuptim | Momenti