Më shumë se një erëz – një kombinim i shijes intensive dhe vlerave të çmuara natyrale!

Zbuloni produktin tonë më të ri nga ANANAS IMPEX – Piper Cayenne, erëzën që sjell aromë të pasur, pikantësi karakteristike dhe vlera natyrale në çdo gatim. I njohur për ngjyrën e kuqe intensive dhe shijen e veçantë, Piper Cayenne është një përbërës i çmuar në kuzhinë, por edhe një produkt që ka tërhequr vëmendjen e shkencës për vetitë e tij ushqyese dhe përbërësit bioaktivë.
Përparësitë dhe dobitë shëndetësore
Mbështetja e metabolizmit: Përbërësit natyralë të Piper Cayenne mund të ndikojnë në termogjenezë, procesin përmes të cilit organizmi prodhon nxehtësi dhe shpenzon energji. Studimet sugjerojnë se ata mund të nxisin përkohësisht metabolizmin, përdorimin e yndyrnave si burim energjie dhe ndjesinë e ngopjes.
Mbrojtja antioksiduese: Piper Cayenne përmban antioksidantë natyralë, përfshirë beta-karotenin, luteinën dhe zeaksantinën. Këta përbërës luajnë rol në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe kontribuojnë në vlerat ushqyese të një diete të larmishme.
Vitaminat dhe sistemi imunitar: Kjo erëz përmban natyrshëm vitamina A, C, E dhe B6, të rëndësishme për funksionimin normal të sistemit imunitar, shikimin, lëkurën dhe metabolizmin energjetik.
Tretja dhe mirëqenia: Piper Cayenne është përdorur tradicionalisht për të nxitur oreksin dhe për të pasuruar ushqimin. Përbërësit e tij pikantë ndërveprojnë me sistemin tretës, por efektet ndryshojnë sipas tolerancës individuale. Prandaj, rekomandohet përdorimi i moderuar.
Përveç vlerave natyrale, Piper Cayenne është ideal për mish, peshk, perime, supa, salca.
Me Piper Cayenne nga ANANAS IMPEX, çdo pjatë fiton më shumë shije dhe aromë !
Piper Cayenne -Shije intensive, pikantësi e veçantë dhe vlera nga natyra!
ANANAS IMPEX – Shija që bën diferencën!





