Petrova-Çamova para takimit me Mucunskin: Shpresoj se do të dëgjoj dëshirë për përparim nga Shkupi

Petrova-Çamova para takimit me Mucunskin: Shpresoj se do të dëgjoj dëshirë për përparim nga Shkupi

Petrova-Çamova para takimit me Mucunskin: Shpresoj se do të dëgjoj dëshirë për përparim nga Shkupi

Shpresoj të dëgjoj një dëshirë për përparim. Me këtë mesazh ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova-Çamova ka paralajmëruar takimin e sotëm me ministrin e jashtëm maqedonas Timço Mucunski në Sofje.

Sponsor 3M Express

Takimi do të mbahet në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare Ministrore kushtuar zhvillimit dhe rëndësisë strategjike të Korridorit Pan-Evropian 8. Petrova-Çamova tha se takimi u iniciua nga pala maqedonase dhe se ajo pret që në të të diskutohet integrimi evropian i Maqedonisë.

“Ky takim u kërkua nga ata dhe unë, natyrisht, pranova. Do të isha e lumtur të mësoja për temat që ata duan të diskutojnë. Supozoj se do të jetë integrimi evropian. Ne kemi një qëndrim shumë të qartë për këtë. Shpresoj se do të dëgjoj një dëshirë për përparim nga ana e tyre”, tha Petrova-Çamova, njofton AIM.

Ndërkohë, në Sofje ka filluar Konferenca Ministrore për Korridorin 8, në të cilën merr pjesë edhe Mucunski.

Ai do të flasë në panelin “Konteksti Gjeostrategjik i Korridorit 8”, kushtuar rëndësisë strategjike të korridorit në kushtet aktuale gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike./Telegrafi/

Lexo edhe

IPK nis hetim për gazin lotsjellës të përdorur në protestë

IPK nis hetim për gazin lotsjellës të përdorur në protestë

Kosova në mesin e favoritëve për Ligën A të Kombeve, ja sa janë gjasat e “Dardanëve” për promovim

Kosova në mesin e favoritëve për Ligën A të Kombeve, ja sa janë gjasat e “Dardanëve” për promovim

Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

Petrova-Çamova para takimit me Mucunskin: Shpresoj se do të dëgjoj dëshirë për përparim nga Shkupi | Momenti