Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese.

Euronews.al njofton se janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës.
Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.
Qytetarët vazhdojnë thirrjet e tyre për të përparuar drejt hyrjes së Parlamentit.
E plotësuar: Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.
Mes protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.
Protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin e policisë që të çon të Parlamenti ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të lirojnë rrugën.
Situata jashtë godinës së Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare.
Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.




