Pas akuzave të Prokurorisë, Xhensila flet për herë të parë

Pas akuzave të Prokurorisë, Xhensila flet për herë të parë

Pas akuzave të Prokurorisë, Xhensila flet për herë të parë

Pas disa ditësh heshtjeje lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Tiranës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka vendosur të reagojë publikisht, duke kundërshtuar pretendimet për fshehje të të ardhurave dhe mënyrën se si është trajtuar çështja e saj në media.

Sponsor 3M Express

Përmes dy deklaratave të gjata të publikuara në InstaStory, artistja ka dhënë versionin e saj për situatën, duke theksuar se të gjitha të ardhurat e saj burojnë nga veprimtaria artistike dhe se ato janë faturuar përmes subjektit të saj tatimor.

Kujtojmë se më 22 nëntor, mediat në Shqipëri raportuan se Prokuroria e Tiranës kishte përfunduar hetimet dhe kishte dërguar për gjykim dosjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, të kryer më shumë se një herë.

Sipas ekspertizës kontabël të referuar nga organi i akuzës, Xhensila dyshohet se ka shmangur detyrime tatimore në vlerën e mbi gjashtë milionë lekëve gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Mirëpo, Xhensila ka mohuar kategorikisht pretendimet për mosdeklarim të të ardhurave, duke bërë të ditur se së bashku me përfaqësuesit e saj ligjorë disponon dokumentacionin dhe provat me të cilat synon të kundërshtojë akuzat.

“Unë nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Të ardhurat e mia janë të ligjshme dhe vijnë nga veprimtaria artistike që ushtroj prej shumë vitesh. Ato janë faturuar përmes subjektit tim tatimor dhe janë lehtësisht të gjurmueshme në sistemin bankar”, ka shkruar këngëtarja.

Një pjesë të konsiderueshme të reagimit të saj, artistja ia ka kushtuar raportimeve mediatike, duke shprehur shqetësimin se titujt e publikuar po cenojnë jo vetëm figurën e saj publike dhe karrierën, por edhe familjen.

Madje, ajo ka paralajmëruar se ndaj personave që përhapin informacione të pavërteta për të, do të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Deri më sot kam zgjedhur të hesht. Mjaft me përdorimin e emrit tim për klikime dhe përfitime. Ndaj kujtdo që shpik ose përhap të pavërteta për mua, do të veproj në rrugë ligjore”, është shprehur ajo.

Në vazhdim të reagimit, Xhensila ka kujtuar se akuzat e ngritura nga Prokuroria nuk përbëjnë një vendim gjykate, duke nënvizuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Artistja ka kundërshtuar gjithashtu shkrimet për fshehje pasurie apo blerje pronash me burime të pajustifikuara, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe duke deklaruar se nuk pasqyrojnë realitetin.

“Çdo titull i pavërtetë dhe çdo foto e imja e përdorur për të ilustruar një akuzë të paprovuar më shkakton dëm moral, profesional dhe familjar. Emri im nuk është material për klikime. Jeta ime, puna ime dhe familja ime preken drejtpërdrejt nga këto publikime të pasakta”, ka shtuar këngëtarja.

Xhensila ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar plotësisht me organet tatimore dhe ato të drejtësisë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo dokument që kërkohet për shqyrtimin e çështjes.

Në përmbyllje, këngëtarja ka njoftuar se nuk do të bëjë më komente publike lidhur me këtë situatë dhe se përgjigjen e saj do ta japë përpara organeve të drejtësisë.

“Nuk do të bëj më komente publike. Përgjigjen time do t’ua jap organeve të drejtësisë, ku do të paraqes provat se çdo e ardhur e imja është e ligjshme dhe e deklaruar sipas ligjit”, ka përfunduar Xhensila.

Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të zhvillohet procesi gjyqësor, ku do të shqyrtohen akuzat e Prokurorisë dhe provat e paraqitura nga mbrojtja e artistes.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Pas akuzave të Prokurorisë, Xhensila flet për herë të parë | Momenti