Breshka të rralla gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Amsterdamit

Breshka të rralla gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Amsterdamit

Breshka të rralla gjenden brenda bagazheve në aeroportin e Amsterdamit

Njëzet e gjashtë breshka, të cilat konsiderohen “jashtëzakonisht të rralla”, janë sekuestruar në bagazhin e një udhëtari në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, ka bërë të ditur një agjenci qeveritare holandeze.

Sponsor 3M Express

Autoriteti Holandez për Sigurinë e Ushqimit dhe Produkteve të Konsumit (NVWA) njoftoi se një burrë, i cili po udhëtonte nga Meksika drejt Hong Kongut, me ndalesë në Amsterdam, është arrestuar të shtunën pasi breshkat u zbuluan nga zyrtarët doganorë.

Bëhet fjalë për breshka të llojit Vallarta mud turtles, një specie e rrezikuar, që konsiderohet ndër më të voglat në botë për nga madhësia. Ato arrijnë një gjatësi maksimale prej rreth 10 centimetrash.

Breshkat ishin mbështjellë me shirit ngjitës, në mënyrë që të mos mund të lëviznin. Sipas NVWA-së, dyshohet se ato ishin marrë ilegalisht nga natyra në habitatin e tyre në Meksikë.

Shumica e breshkave u gjetën në një kuti bashkë me një makinë lodër, ndërsa pjesa tjetër ishte vendosur brenda një çorape të mbyllur, në një valixhe.

Burri i arrestuar vazhdon të mbahet në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Ndërkohë, breshkat janë dërguar për trajtim dhe përkujdesje në një qendër të specializuar për mbrojtjen e kafshëve, bëri të ditur NVWA.

Në vitin 2025, organizata joqeveritare amerikane “Turtle Island” vlerësoi se në natyrë kanë mbetur jo më shumë se 300 breshka të këtij lloji. Ato figurojnë në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) si specie në rrezik kritik të zhdukjes.

Sipas mediumit mjedisor “Mongabay”, një breshkë e këtij lloji mund të shitet në tregun e zi në Azi për 10 mijë dollarë ose më shumë.

Raste të tjera të kontrabandimit të breshkave të gjalla drejt Hong Kongut janë raportuar edhe gjatë këtij viti.

Në tetor, autoritetet doganore në Hong Kong sekuestruan tetë breshka, për të cilat dyshohej se i përkisnin specieve të rrezikuara. Vlera e tyre në treg u vlerësua në rreth 54 mijë dollarë.

Ndërkaq, tre muaj më herët, doganat e Hong Kongut zbuluan dy raste të ndara të kontrabandimit, ku u sekuestruan gjithsej 42 breshka të gjalla, me vlerë të përgjithshme të vlerësuar në rreth 210 mijë dollarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme