Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar sot nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, me të cilët ka bashkëbiseduar për format e ndryshme të dhunës, parandalimin dhe raportimin e saj.

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në dhunën në familje dhe përgjegjësinë tonë për të mos e kufizuar mbrojtjen vetëm te një kategori e shoqërisë.

Sponsor 3M Express

“Gratë mbeten grupi më i prekur, por vëmendje dhe mbrojtje të veçantë meritojnë edhe fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht ata që, për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësore, janë më të pambrojtur”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Gjatë kësaj bisede, nxënësit shprehën interesimin dhe pikëpamjet e tyre për dhunën dhe për mënyrën se si institucionet duhet t’i përgjigjen asaj.

“Këto zëra kanë vendin e tyre në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031, sepse një strategji e mirë nuk përcakton vetëm kë duhet të mbrojë, por kupton edhe çfarë duhet të ndryshojë në jetën e njerëzve”, shtoi Ministrja Gërvalla.

Duke i cilësuar të rëndësisë së veçantë pikëpamjet dhe propozimet e të rinjve, Ministrja Gërvalla theksoi se këto pikëpamje duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh, veçanërisht gjatë procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031, në mënyrë që politikat e ardhshme t’u përgjigjen nevojave dhe sfidave me të cilat përballen të rinjtë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme