Tasholli: Misioni ynë përfundon kur ata që janë në Hagë të kthehen në Kosovë (VIDEO)

Tasholli: Misioni ynë përfundon kur ata që janë në Hagë të kthehen në Kosovë (VIDEO)

Tasholli: Misioni ynë përfundon kur ata që janë në Hagë të kthehen në Kosovë (VIDEO)

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka thënë se misioni i këtij organizimi nuk do të përfundojë derisa ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë të kthehen në Kosovë.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tasholli ka theksuar se aktivitetet e organizatës nuk do të përfundojnë me peticionin që kanë planifikuar, por do të vazhdojnë deri në realizimin e qëllimit të tyre.

“Kur të vijnë këta njerëz në Kosovë, në vendin që i përkasin, në tokën e tyre, për lirinë e së cilës kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, deri atë ditë nuk ndalemi”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka bërë të ditur edhe një aktivitet që planifikohet të mbahet më 28 nëntor, kur monumenti “Newborn” do të ngjyroset kuq e zi, me simbole të UÇK-së.

“Kemi diskutuar me autoritetet e monumenteve që të shtunën, më 28 nëntor, ta bëjmë Newborn-in kuq e zi, me UÇK-në, për të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm. Është përvjetori i Shqipërisë, është ditëlindja e UÇK-së, në kujtim të daljes së saj publike, dhe po ashtu është ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari”.

“Do të dërgojmë një mesazh shumë të rëndësishëm se lindja e shtetit të Kosovës gjithsesi ka kaluar përmes UÇK-së dhe projektit më të rëndësishëm të saj”, ka deklaruar Tasholli.

Për më shumë:

Lexo edhe

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës