Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit

Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit

Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për identifikimin e mbetjeve mortore të tre intelektualëve, Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit.

“Pas 27 vitesh pritjeje, sot morëm lajmin që familja jonë e priste me aq shumë shpresë. Sot, nga institucionet tona, u informuam se nga laboratori në Hagë kanë ardhur rezultatet e analizave të ADN-së, përmes të cilave është bërë identifikimi i babait tonë, familjarit tonë të dashur, Dr. Adem Ademi”, ka shkruar ai.

Sponsor 3M Express

Erblin Ademi ka thënë se ky lajm, pas gati tri dekadash pasigurie dhe kërkimi të së vërtetës, shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për familjen.

“Ai përbën një hap drejt përmbylljes së një pritjeje të gjatë dhe mundësisë që babait tonë t’i japim lamtumirën dhe nderimin që meriton”, thuhet në njoftimin e familjes Ademi.

Familja ka shprehur mirënjohje për institucionet e Republikës së Kosovës, zyrtarët, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore që kanë kontribuar në zbardhjen e fatit të Dr. Adem Ademit.

“Dr. Adem Ademi do të përcillet dhe do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon, për jetën që jetoi, përkushtimin e tij si mjek dhe kirurg, për jetët që shpëtoi dhe për kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë”, thuhet tutje në njoftim.

Familja Ademi ka bërë të ditur se për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, do të njoftojë në ditët në vijim. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, Merz kërkon nga Moska angazhim në negociata

Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, Merz kërkon nga Moska angazhim në negociata

Dyshohet se pronari i poligonit në Gjakovë inskenoi vjedhje, ndalohet një person

Dyshohet se pronari i poligonit në Gjakovë inskenoi vjedhje, ndalohet një person

Mickoski: Tre fabrika të reja në dhjetor, mbi një mijë vende të reja pune

Mickoski: Tre fabrika të reja në dhjetor, mbi një mijë vende të reja pune