Kush dështoi ta mbikëqyrte Adonis Demirin pasi u liruga nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike?

Kush dështoi ta mbikëqyrte Adonis Demirin pasi u liruga nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike?

Kush dështoi ta mbikëqyrte Adonis Demirin pasi u liruga nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike?

Në rastin tragjik të ndodhur në Demiraj të Gjilanit, ku të vdekur mbeten babë e bijë, me veprime e mosveprime po dalin të jenë të përfshira disa institucione.

Fillimisht, Qendra për Punë Sociale në këtë komunë, ka sqaruar mbrëmë në Debat Plus, se meqenëse Adonis Demiri ishte babai biologjik i fëmijës, ata nuk ia kanë bërë asnjë verifikim të të kaluarës, kur vendosën që 6 ditë pas braktisjes nga nëna në spital, të ia japin kujdesin babait.

Sponsor 3M Express

“Ne jemi gëzu që po e merr baba, u ardh ai me motër, babë, është baba biologjik, kurrë në jetë nuk na ka shku mendja që ndodh diçka”, u shpreh Mursel Zymeri, Drejtori i QPS-së në Gjilan.

Por, historia e Adonisit, pos dënimit të kanosjes të të fejuarës, lidhet edhe me qëndrimin e tij 2 mujor, pranverën e këtij viti në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Mjeku që e trajtoi atë, tregon si shkoi rasti.

“Para se të përfundojmë atë ekspertizë, kemi bisedu edhe me babën dhe të fejuarën e tij në lidhje me gjendjen, sjelljen etj,etj.. dhe i kemi rekomanduar Gjykatës masën e trajtimit të detyrueshëm në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”, u shpreh Shpend Haxhibeqiri, specialist i psikiatrisë forenzike.

Por përgjegjësi e kujt është përcjellja e gjendjes së pacientëve pas vendimit për trajtim në liri?

“Çdo regjion e ka qendrën e shëndetit të vet, aty e kanë shërbimin e patronazhit, psikologun, psikiatrin e punëtorin social të cilët me vendim të Gjykatës duhet të merren me pacientin po ashtu këtu involvohet Shërbimi Sprovues i Kosovës i cili duhet ta shikoj se a po e zbaton pacienti urdhrin e Gjykatës”, deklaroi Haxhibeqiri.

Televizioni Dukagjini ka pyetur Shërbimin Sprovues të Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, nëse kanë monitoruar zbatimin e urdhrit të Gjykatës, por ndonëse premtuan përgjigje, një gjë të tillë nuk e bënë gjatë ditës.

Por nga Qendra e Shëndetit Mendor në Gjilan për Dukagjinin bën të ditur se Demiri ishte disa herë aty gjatë muajit të fundit.

“Klineti Adonis Demiri, sa jam në dijeni ka bërë konsultime në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan së fundmi ai ka bërë po ashtu dy konsultime tek unë, konkretisht me datë 08.10.2026 dhe 19.10.2026”, deklaroi drejtorit i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana.

Pikërisht se si trajtohen pacientët me probleme të shëndetit mendor kritika kanë nga Qendra për Informim dhe Privatësi.

“IPFK-ja ka mekanzima për me monitoru arsyeja pse nuk e bën është sepse si model nuk funksionon se qëllimi duhet me qenë që me shëru individin dhe me kthy në komunitet. IPKF-ja ka dështu vazhdimisht në qëtë sistem sepse nuk di unë raste që dikush është shëru dhe mandej është rikthy në komunitet”, tha Bind Skeja, nga QIPS.

Gjykata e la në paraburgim B.Demiri për një muaj, pasi është vërtetuar dyshimi i bazuar se pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon atë nga jeta, derisa më parë fëmija D.Demiri ishte gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit Adonis Demiri, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto dyshuar se janë shkaktuar nga babai i saj.

Në kërkesën e Prokurorisë që e ka siguruar televizioni, edhe nëna e Adonis Demirit cilësohet si e pandehur dhe ndihmëse në kryerjen e veprës penale, por ndaj saj nuk është kërkuar masë, e televizioni po ashtu mësoi nga burime të afërta më zhvillimet, se edhe ajo ka pasur shenja dhune në trup.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Refuzon SBAShK-u: Mësimdhënësit s’kanë “detyra” shtëpie (VIDEO)

Refuzon SBAShK-u: Mësimdhënësit s’kanë “detyra” shtëpie (VIDEO)

Konfiskimi i pasurisë: A po e pret fati i Kushtetueses Ligjin për byronë? (VIDEO)

Konfiskimi i pasurisë: A po e pret fati i Kushtetueses Ligjin për byronë? (VIDEO)

Mjekët e rinj: Lypin stazh me pagesë, duan edhe dinjitet (VIDEO)

Mjekët e rinj: Lypin stazh me pagesë, duan edhe dinjitet (VIDEO)