Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Banorët e disa lagjeve dhe rrugëve në Pejë kanë mbetur pa ujë si pasojë e një avarie të madhe në rrjetin e ujësjellësit.

Ndërprerja e furnizimit ka prekur “Kapeshnicën”, “Dardania I dhe II”, si dhe rrugët “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.

Sponsor 3M Express

Sipas KRU “Hidrodrini”, shkak i ndërprerjes është një defekt në gypin DN 450, i cili ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, pranë Urës së Re.

Ekipet e terrenit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për sanimin e avarisë, ndërsa nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë pasdites.

“Ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste, nuk është dobësi

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste, nuk është dobësi

Siria shqyrton mundësinë e ndihmës në luftën e Jemenit, pasi aeroportet saudite u vunë në shënjestër të sulmeve të Houthive

Siria shqyrton mundësinë e ndihmës në luftën e Jemenit, pasi aeroportet saudite u vunë në shënjestër të sulmeve të Houthive

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet | Momenti