Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas rastit të fundit ku disa minatorë mbetën të bllokuar në thellësi të minierës, duke e cilësuar situatën si alarm serioz për sigurinë e punëtorëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, sindikata ka thënë se shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët emergjente dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve janë ngritur vazhdimisht.

“Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sipas tyre, minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë në kushte ku një defekt teknik mund t’ua rrezikojë jetën.

Sindikata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillohet një hetim i plotë dhe transparent për rastin, të përcaktohen përgjegjësitë dhe të bëhet një vlerësim urgjent i pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

Po ashtu, është kërkuar që shteti të ndërmarrë investime urgjente për rritjen e sigurisë së minatorëve.

“Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve. Institucionet duhet të veprojnë”, ka theksuar sindikata.

Në reagim, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri, sipas tyre, duhet të jetë jeta dhe shëndeti i minatorëve.

“Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim!”, përfundon reagimi.

The post Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar! appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar! | Momenti