Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit

Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit

Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit

Në Prekaz, presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha presidentja.

Sponsor 3M Express

Gjatë homazheve te varri i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi presidentja Shiroka Pula.

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë

Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë

Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit | Momenti