Ora s’u hap, e as skanimi në “QR kod”, nuk të çoi gjëkundi.

Pikërisht, kjo mënyrë dixhitale u bë shkak i mosardhjes së mantelbardhëve dhe profesorëve të mërkurën në orën e mësimit.
Meqë ligjëratat s’i ndoqën pasditja i gjeti universitaret në përballje me rektoratin.
Përfaqësuesit e studentëve erdhën deri këtu, për të kundërshtuar sy më sy kërkesën e modernizimit të sistemit të vijueshmërisë.
Por, anise takimi zgjati dy orë, studentët thonë se s’arritën ujdi.
Andaj, nëse kjo s’bëhet, do të ketë veprime tjera.
Kjo sqaron edhe gajlen e studentëve që gjoja se me tri mungesa të mos i lejohet hyrja në provim.
Nismën e studentëve e kundërshtuan edhe profesorët e fakultetit të mjekësisë, të cilët thanë se për çdo mungesë përgjegjësinë duhet ta mbajnë vetë universitaret.
Për më shumë, ndiqeni kronikën:





