Në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, sot është zhvilluar një takim i nivelit të lartë shtetëror në Pallatin Élysée, ku Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka prit me nderime delegacionin nga Kosova për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe integrimin euroatlantik.

Gjatë këtij takimi, u nënvizua se Franca vazhdon të mbetet një aleate strategjike dhe e fuqishme e Kosovës që nga lufta për çlirim e pavarësi, si dhe një partnere e rëndësishme në meçet diplomatike.
Ndër temat qendrore të bisedimeve ishin mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik e politik, siguria në rajon, si dhe kërkesa e drejtpërdrejtë drejtuar Parisit zyrtar për të mbështetur Kosovën në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Paris, u vlerësua lart edhe nisma e Presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e teknologjisë digjitale, çështje kjo që ishte në qendër të Forumit të Paqes. Me këtë rast, Republika e Kosovës iu bashkua zyrtarisht Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për ruajtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së brezit të ri.
Në përfundim u rikonfirmua se Kosova dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e plotë evropian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





