Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

Nesër protesta e madhe e punëtorëve të KEK-ut për pagat dhe rrogën e 13-të

Me anë të fotografive që dëshmojnë kushtet e vështira të punës, punëtorët e KEK-ut kanë ngritur zërin për kërkesat e tyre.

Sponsor 3M Express

Ata kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe rritje pagash, duke theksuar se puna për sigurimin e energjisë elektrike zhvillohet në mjedise me rrezikshmëri të lartë, pluhur dhe sfida të vazhdueshme shëndetësore. Krahas rritjes së pagave, në kërkesat e tyre përfshihet edhe realizimi i rrogës së 13-të.

“…Këta janë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira punojnë për të mbajtur në funksion prodhimin e energjisë elektrike për vendin tonë. Kush e meriton pagën e 13-të më shumë se këta punëtorë? Kush e meriton rritjen e pagave më shumë se ata që çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën në vendin e punës?” – thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Në këtë thirrje, menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut u bëhet apel që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, duke theksuar se pas çdo megavati të prodhuar qëndron puna dhe sakrifica e tyre.

Në komunikatë është paralajmëruar se me 12 nëntor, në orën 11:00, para zyrave të KEK-ut në Prishtinë do të mbahet protestë.

Sipas organizatorëve, protesta ka për qëllim kërkimin e pagës së 13-të, rritjen e pagave dhe respektimin e dinjitetit të punëtorëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Përplasja për veriun në Kuvend: Basha akuzon opozitën, Tahiri ia kujton punimin ku kishte kriminalizuar UÇK-në

Përplasja për veriun në Kuvend: Basha akuzon opozitën, Tahiri ia kujton punimin ku kishte kriminalizuar UÇK-në

43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja

43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja

Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”

Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”