Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” është ndërprerë për shkak të mungesës së prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

Sponsor 3M Express

Prokurori zëvendësues, Armen Zenelaj, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme, ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër, raporton RTK, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesën e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e prokurorit të rastit. Avokatët kanë deklaruar se ishin përgatitur për këtë seancë prej disa javësh dhe se ishin angazhuar për sigurimin e dëshmitarëve.

Megjithatë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit zëvendësues.

Seanca e radhës nuk është caktuar, pasi gjyqtari Ismaili ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe se për këtë arsye do të ketë ndryshime në përbërjen e trupit gjykues.

Lexo edhe

LEX | Një kilogram kokainë për 27 mijë euro – aktakuzë në rastin e Abedin Ismajlit, Besart Mulakut dhe Fisnik Ukës

LEX | Një kilogram kokainë për 27 mijë euro – aktakuzë në rastin e Abedin Ismajlit, Besart Mulakut dhe Fisnik Ukës

Ndërtim pa leje, rrezik sigurie e dyshime për manipulim me prova: Kallëzim penal ndaj drejtuesve të Hotel Sonoma

Ndërtim pa leje, rrezik sigurie e dyshime për manipulim me prova: Kallëzim penal ndaj drejtuesve të Hotel Sonoma

Shitën narkotikë me vlerë prej 27 mijë eurosh, aktakuzë ndaj tre prishtinasve

Shitën narkotikë me vlerë prej 27 mijë eurosh, aktakuzë ndaj tre prishtinasve

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit” | Momenti