Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, në një rast që përputhet me arrestimin e Abedin Ismajlit, Besart Mulakut dhe Fisnik Ukës, të raportuar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.
Sipas aktakuzës, më 22 prill 2025, rreth orës 15:00, në Prishtinë, të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas koordinimit paraprak, dyshohet se kanë shitur një kilogram kokainë për 27 mijë euro.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Prokuroria i ngarkon të pandehurit me veprat penale të shitblerjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe posedimit të paautorizuar të armëve.
Sinjali kishte raportuar më 22 prill 2025 se Abedin Ismajli, Besart Mulaku dhe Fisnik Uka ishin arrestuar gjatë një operacioni të Antidrogës. Sipas raportimit të atëhershëm, gjatë bastisjeve ishin sekuestruar 2.6 kilogramë kokainë, një armë me 35 fishekë, dy vetura, tre telefona dhe 4 mijë euro para të gatshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post LEX | Një kilogram kokainë për 27 mijë euro – aktakuzë në rastin e Abedin Ismajlit, Besart Mulakut dhe Fisnik Ukës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




