Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

Kylian Mbappe është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Onze d’Or për vitin 2026, pasi mori 48.2 për qind të votave nga më shumë se dy milionë votues në faqen e revistës franceze Onze Mondial.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Real Madridit triumfoi me një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve. Në vendin e dytë u rendit Joao Neves me 11.9 për qind të votave, i ndjekur nga Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.

Çmimi Onze d’Or, i cili këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, u është ndarë ndër vite disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Diego Maradonën, Zinedine Zidanen, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

27-vjeçari, e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse. Ai shënoi 25 gola në La Liga, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, ndërsa realizoi edhe 15 gola në Ligën e Kampionëve me fanellën e Real Madridit.

Francezi pati paraqitje të spikatura edhe në Kupën e Botës 2026, ku, sipas të dhënave të paraqitura, shënoi 10 gola dhe regjistroi katër asistime. Me këto shifra, ai arriti në kuotën e 22 golave në historinë e turneut, duke kaluar Lionel Messin me një gol dhe Miroslav Klosen me gjashtë.

🏆 Kylian Mbappé est le grand vainqueur du Onze d’Or 2026 !

Félicitations, @KMbappe ! 👏 pic.twitter.com/tqc67WFgjn

— Onze Mondial (@OnzeMondial) October 19, 2026

Lexo edhe

Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të | Momenti