Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka deklaruar se skuadra e tij synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Barcelonës këtë sezon, në prag të përballjes mes dy ekipeve në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ka shprehur respekt të madh për ish-klubin e tij, ku ka qenë futbollist dhe trajner, duke theksuar se ruan një lidhje të veçantë me Barcelonën dhe Kataloninë.

“Fakti që Barcelona është e pamposhtur përbën një motivim shtesë për ne. Duam të jemi skuadra e parë dhe e vetme që e mposht Barcelonën këtë sezon”, ka deklaruar Enrique.
Ai ka folur edhe për Lamine Yamalin, duke refuzuar krahasimet e talentit të ri me Lionel Messin dhe duke vlerësuar se futbollisti duhet të përqendrohet në zhvillimin e vet.
Enrique ka theksuar se PSG-ja duhet të kontrollojë posedimin e topit dhe të luajë si ekip për të neutralizuar rrezikun që paraqet Barcelona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Luis Enrique: Duam të jemi të parët që e mposhtim Barcelonën këtë sezon appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




