Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

Reshat Kabashi nga Zoçishti është nderuar me dekoratën komunale “Medalja e Lirisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij gjatë luftës dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të vendit.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka njoftuar se dekoratën ia ka ndarë Kabashit në 50-vjetorin e lindjes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e tij, Latifi ka vlerësuar kontributin e Kabashit gjatë luftës, duke theksuar se ai i shërbeu atdheut me nder e dinjitet dhe e përfundoi luftën me kokën lart.

Ai ka theksuar gjithashtu se Kabashi vazhdon të jetë në shërbim të vendit përmes punës së tij në Policinë e Kosovës, duke kontribuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe në ruajtjen e kultivimin e vlerave historike e kombëtare.

Sipas Latifit, Kabashi mbetet besnik i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive të tij në shërbim të vendit, si në kohë lufte, ashtu edhe në paqe.

Lexo edhe

Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Cana del në mbështetje të studentëve në Tiranë: Ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes | Momenti