“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

“Për Specialen na duhet strategji shtetërore”, Nagavci pas deklaratës së Marta Kos-it

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosovës i nevojitet koordinim mes institucioneve për të siguruar një proces të suksesshëm të apelimit lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, pas deklaratës së komisionares së Bashkimit Evropian, Marta Kos, se ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në.

Nagavci tha se harmonizimi i qëndrimeve të Kuvendit, Qeverisë dhe diplomacisë është me rëndësi për vendin, ndërsa theksoi se LVV-ja kishte shprehur rezerva për trajtimin e kësaj çështjeje përmes një projektligji, duke vlerësuar se do të duhej një strategji shtetërore.

Sponsor 3M Express

“S’ka asnjë dyshim që është në interes vital të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, që të kemi një harmonizim të gjitha institucioneve, pra të Kuvendit, të qeverisë, të diplomacisë sonë dhe të gjitha drejtimet, në mënyrë që apelimin e Gjykatën e Apelit të bëhet në mënyrën e suksesshme, dhe nevojitet më shumë se asnjëherë një koordinim në raport me adresimin në Gjykatën e Apelit. Sa i përket projektligjit, ju e dini që ne si Lëvizje Vetëvendosje edhe në seancë, pra me fjalimin që unë kam pasur si kryetare e grupit parlamentar, por edhe kryeministri Kurti, por edhe në diskutimet që kemi pasur formale e joformale me iniciuesit e projektligjit, ne kemi shprehur rezerva tona në raport me adresimin e kësaj çështjeje me projektligj, sepse kemi besuar që kjo duhet të jetë nëpërmjet një strategjie shtetërore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ajo.

Megjithatë, Nagavci tha se LVV-ja u ka dhënë mbështetje deputetëve që kanë vlerësuar se ndryshimet ligjore janë rruga e duhur, duke bërë thirrje për bashkëpunim politik dhe institucional për të adresuar këtë çështje.

“Gjithsesi, siç e kemi thënë edhe në seancë, ne kemi dhënë mbështetje deputetëve të cilët kanë besuar që kjo është rruga e duhur, kështu që edhe në këtë pikë na nevojitet një koordinim e bashkëpunim për ta adresuar qëllimin e përbashkët që e kemi që të japim maksimumin për të adresuar bindjen tonë se lufta e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë e pastër, luftë çlirimtare dhe se agresion dhe gjenocid kanë kryer Serbia. Në këtë pikë, unë mendoj që nuk ka asnjë dilemë e dyshim jo vetëm nga deputetët, nga partitë politike, por nga secili qytetar i Republikës së Kosovës dhe jo vetëm. Andaj, na nevojitet që të tejkalojmë protagonizmin, por e kemi parë në të kaluarën edhe të punojmë bashkarisht që të jemi të suksesshëm në adresimin e kësaj sfide”, tha ajo./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Presidentja pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, kërkon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, kërkon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Ndalja e protestave për çlirimtarët, Shala: Tradhtia më e madhe! (VIDEO)

Ndalja e protestave për çlirimtarët, Shala: Tradhtia më e madhe! (VIDEO)

Deklarata e Gecit për Thaçin, Kajtazi: Soji i tij gënjen e mashtron, flet më keq sesa Specialja (VIDEO)

Deklarata e Gecit për Thaçin, Kajtazi: Soji i tij gënjen e mashtron, flet më keq sesa Specialja (VIDEO)