Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor në Kosovë në shtator të vitit 2026 arriti në 7,8%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,2 %.

Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga transporti, me 23,9% si dhe nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, me 11,9%, përcjell Klankosova.tv
“Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,8 % krahasuar me muajin shtator 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (23,9 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,9 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (6,3 %), restorante dhe shërbime akomodimi (5,2 %), shëndetësi (4,5 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (3,5 %), veshje dhe këpucë (3,0 %), ushqime dhe pije joalkoolike (2,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (1,8 %), informacion dhe komunikim (0,7 %) dhe sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Rënie vjetore e çmimeve u shënua vetëm te shërbimet arsimore, me 0,3%.
Ndërkaq, krahasuar me gushtin e vitit 2026, çmimet në shtator u rritën për 0,2%.
Në këtë rritje ndikuan pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe transporti, me nga 0,9%.
“Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0,2 % krahasuar me muajin gusht 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it:pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,9 %), transporti (0,9 %), shërbimet arsimore (0,5 %), sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,2 %), shëndetësi (0,2 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,2 %), informacion dhe komunikim (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,1 %)”.
“Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupet: rekreacion, sport dhe kulturë (-1,8 %) dhe ushqime dhe pije joalkoolike (-0,2 %)”./Klankosova.tv




