Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës.

Sponsor 3M Express

Maqedonci për ‘Talking With TVP World”, ka thënë se Serbia po mbështet grupet kriminale në Kosovë, me qëllim që të destabilizojë vendin dhe të kërcënojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Serbia po mbështet gjithashtu grupet kriminale në Kosovë, të cilat merren me kontrabandë dhe aktivitete të tjera kriminale, me qëllim që të destabilizojë Kosovën dhe, përmes destabilizimit të saj, të kërcënojë edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të paraqitet si një aktor i rëndësishëm dhe të ndjekë interesat e saj hegjemoniste ndaj të tjerëve”, ka thënë Maqedonci në një intervistë.

Ai tutje ka shtuar se Serbia po e ekspozon Kosovën ndaj kërcënimeve duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

“E shohim se Serbia, përveç veprimeve hibride kundër vendit tonë, po e ekspozon Kosovën edhe ndaj kërcënimeve, duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, ka thënë ai. /Ksp

Lexo edhe

LEX | Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e Nagip Krasniqit – Ndërpritet seanca ku pritej të dëshmonte Dejona Mihali

LEX | Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e Nagip Krasniqit – Ndërpritet seanca ku pritej të dëshmonte Dejona Mihali

LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli kërkon ulje të dënimit – Caktohet seanca në Apel

LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli kërkon ulje të dënimit – Caktohet seanca në Apel

Prishtina organizon punëtori për mjedisin dhe sigurinë digjitale në shkolla

Prishtina organizon punëtori për mjedisin dhe sigurinë digjitale në shkolla