Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Nagavci: Përgatitjet për Apelin ndaj Speciales kërkojnë strategji shtetërore

Nagavci bëri të ditur se përgatitjet për fazën e Apelit duhet të zhvillohen përmes një strategjie shtetërore, duke vlerësuar se kjo çështje kërkon koordinim dhe angazhim institucional.

Ajo rikujtoi se rezervat e LVV-së për projektligjin ishin shprehur edhe gjatë seancës parlamentare, përmes deklarimeve të saj dhe të kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, sipas saj, partia ka vendosur t’u japë mbështetje deputetëve që kanë vlerësuar se kjo nismë mund të kontribuojë në adresimin e çështjes.

Sponsor 3M Express

E pyetur nëse ka nisur koordinimi ndërmjet institucioneve, Nagavci nuk dha një afat konkret, por theksoi se përgatitjet për fazën e Apelit duhet të jenë pjesë e një qasjeje të përbashkët shtetërore.

Ajo tha se qëllimi i përbashkët mbetet mbrojtja e qëndrimit se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, ndërsa Serbinë e akuzoi për agresion dhe gjenocid.

Sipas Nagavcit, kjo çështje nuk duhet të trajtohet vetëm përmes një nisme ligjore, por kërkon veprim të koordinuar institucional dhe zbatim të strategjisë shtetërore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e Nagip Krasniqit – Ndërpritet seanca ku pritej të dëshmonte Dejona Mihali

LEX | Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e Nagip Krasniqit – Ndërpritet seanca ku pritej të dëshmonte Dejona Mihali

LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli kërkon ulje të dënimit – Caktohet seanca në Apel

LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli kërkon ulje të dënimit – Caktohet seanca në Apel

Prishtina organizon punëtori për mjedisin dhe sigurinë digjitale në shkolla

Prishtina organizon punëtori për mjedisin dhe sigurinë digjitale në shkolla