Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

Sponsor 3M Express

Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së. U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit. Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishem”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin