43 raste të dhunës në familje brenda një jave, ZMNV trajton 52 raste të reja

43 raste të dhunës në familje brenda një jave, ZMNV trajton 52 raste të reja

43 raste të dhunës në familje brenda një jave, ZMNV trajton 52 raste të reja

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 52 raste të reja gjatë periudhës 2–9 tetor 2026, prej të cilave 43 kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ZMNV-së, gjatë kësaj periudhe është trajtuar edhe një rast i trafikimit, dy raste të dhunës seksuale, një rast i sulmit seksual, dy raste të vrasjes dhe tri raste të tjera.

Gjatë kësaj jave, mbrojtësit e viktimave kanë përcjellë gjithashtu 91 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori, ndërsa kanë ofruar 34 këshilla juridike.

Sa u përket procedurave gjyqësore, janë aprovuar pesë kërkesa për urdhër mbrojtje dhe gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente. Po ashtu, janë aprovuar katër kërkesa për urdhër mbrojtje të përkohshme emergjente, ndërsa nëntë kërkesa për urdhër mbrojtje janë ende në proces. Gjykata ka refuzuar dy kërkesa për urdhra mbrojtës.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar pesë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues, si dhe janë paraqitur dy ankesa në shkallë të dytë dhe nëntë parashtresa.

ZMNV ka bërë edhe dy kërkesa për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë, ka përfaqësuar një rast në Polici dhe ka referuar tri raste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe një rast në Qendrën për Punë Sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 43 raste të dhunës në familje brenda një jave, ZMNV trajton 52 raste të reja appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

FSK përmbyll ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me partnerët ndërkombëtarë

FSK përmbyll ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me partnerët ndërkombëtarë

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”