“22% më lirë”| Nisma e re në Shqipëri, Rama: Për mbi 200 artikuj, çmimet s’ndryshojnë për 3 muaj

“22% më lirë”| Nisma e re në Shqipëri, Rama: Për mbi 200 artikuj, çmimet s’ndryshojnë për 3 muaj

“22% më lirë”| Nisma e re në Shqipëri, Rama: Për mbi 200 artikuj, çmimet s’ndryshojnë për 3 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëveshja me pesë subjekte të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve parashikon çmime të arsyeshme dhe të pandryshueshme për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas kryeministrit, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove po prek konsumatorët në mbarë botën, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

Ai bëri të ditur se aktualisht janë mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, ndërsa synimi është që numri i tyre të arrijë në 1000 deri në fund të vitit.

Rama u shpreh se procesi do të zgjerohet edhe me subjekte më të vogla dhe pika të shitjes me pakicë, për të përfshirë sa më shumë aktorë të tregut.

Çmimet e produkteve të përfshira në marrëveshje do të pësojnë ulje mesatare prej 20-22% deri më 12 janar, me disa produkte që do të kenë ulje deri në 40%.

 “Së pari dua të them që më vjen shumë mirë që e realizuam këtë objektiv të parë pa pasur nevojë për asgjë më shumë sesa mirëkuptim dhe e gjetëm mirëkuptimin duke rënë dakord se në fund të ditës, sot është një kohë kur duhet parë përtej fitimit ditor dhe kur respekti për qytetarin, respekti për konsumatorin materializohet edhe në formën e vetëdijes, në kushtet e një presioni të përgjithshëm mbi ekonominë që nuk ka të bëjë fare me arsye të brendshme, por që ka përfshirë botën mbarë, në kushtet e rritjes së kostove që në tërësi që janë një karakteristikë e të gjitha vendeve duhet bërë një hap përtej asaj vije tradicionale ndarëse mes atij që shet dhe atij që blen dhe duhet gjetur një rrugë për të ofruar një mundësi më shumë për njerëzit që kanë më shumë vështirësi.

Sot, pikërisht falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimit të këtyre pesë subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë, Pasqyrën e Çmimeve dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh, të cilët do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm.

Në këtë periudhë, që siç thashë karakterizohet nga një presion i përgjithshëm mbi ekonomitë e të gjitha vendeve dhe ku e tha dhe ministrja, vende të ndryshme që ne i kemi studiuar me kujdes, kanë marrë nisma të ngjashme dhe nëse e kanë gjetur fjalën qeveritë e atyre vendeve me tregtarët në ato vende, nuk ka asnjë arsye që të mos e gjejmë fjalën edhe ne mes nesh dhe dua t’i falënderoj subjektet, dua të falenderoj përfaqësuesit e tyre, dua të falenderoj ata që janë këtu bashkë me ne, sepse kanë qenë zëdhënësit, zëdhënëset e këtyre subjekteve për këtë arritje jo të vogël.”

Lexo edhe

Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

FSK përmbyll ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me partnerët ndërkombëtarë

FSK përmbyll ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me partnerët ndërkombëtarë

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”