Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 10:00.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit.
Në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK)./Klankosova.tv




