Aktori i njohur për rolin e Spider-Man, Tobey Maguire, ka drejtuar ceremoninë martesore të ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Meyer, e cila u martua me trashëgimtarin miliarder Geoffrey Ogunlesi, vetëm pak javë pasi divorci i tyre u finalizua.

Maguire, 51 vjeç, dhe stilistja e bizhuterive, Meyer, 49 vjeçe, u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Ata u ndanë në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua më 21 shtator 2026, pas një procesi të gjatë ligjor.
Pavarësisht ndarjes, ish-çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdon të kujdeset së bashku për fëmijët e tyre. Maguire madje mori përsipër të drejtonte ceremoninë e martesës së re të Meyer, e cila u mbajt në ambient të hapur në Havai.
Në ceremoni morën pjesë edhe disa emra të njohur, përfshirë mikun e afërt të Maguire, aktorin Leonardo DiCaprio, i cili ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, Vittoria Ceretti. Të pranishëm ishin gjithashtu Jeff Bezos me bashkëshorten e tij, Lauren Sánchez, si dhe aktorja Courteney Cox.
Meyer kishte folur më herët me fjalë të mira për ish-bashkëshortin, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit më të mirë që njeh. Ajo kishte treguar se, pavarësisht ndarjes, të dy kishin arritur t’i vendosnin fëmijët në plan të parë.
“Ne vërtet kujdeseshim për njëri-tjetrin si njerëz dhe dëshironim të mbeteshim pjesë e jetës së njëri-tjetrit, pavarësisht gjithçkaje”, kishte deklaruar Meyer.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




