Nagavci për protestat para Kuvendit: Kjo që po shohim është e papranueshme

Nagavci për protestat para Kuvendit: Kjo që po shohim është e papranueshme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar situatën e krijuar gjatë protestave para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se e drejta e protestës dhe e fjalës së lirë nuk duhet të cenojë të drejtat e të tjerëve. Duke folur në TV Dukagjini, Nagavci ka thënë se askush nuk ka të drejtë […]

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar situatën e krijuar gjatë protestave para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se e drejta e protestës dhe e fjalës së lirë nuk duhet të cenojë të drejtat e të tjerëve.

Duke folur në TV Dukagjini, Nagavci ka thënë se askush nuk ka të drejtë të pengojë lëvizjen e qytetarëve apo të sulmojë deputetët.

Ajo ka thënë se edhe protestuesit, edhe ata që, sipas saj, po i nxisin protestat, e dinë se debati për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dashur të zhvillohej më herët.

“Kjo që po e shohim aktualisht është e papranueshme, e kontestuar të drejtën e protestës, fjalës së lirë. Askush nuk ka të drejtë ta pengoj të tjetrin, të drejtën e lëvizjes, të fjalës e aq më shumë të sulmojë deputetët. Jemi të vetëdijshëm, edhe ata që janë jashtë, edhe një pjesë e atyre që po nxisin protestat që ky debat në mënyrën përmbajtjesore do të duhej të kishte ndodhur në verën e vitit 20215, në gusht të vitit 2015, e jo në shtator të vitit 2026…

Ajo që vihet re është se ka një nxitim si atëherë edhe sot. Tash më shumë që të votohet me shpejtësi, me presion dhe me tendencë për të eskaluar situatën. Në seancën e parë kur kaloi projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u mbajt pikërisht se ekzistonte vullneti dhe ishin nënshkrimet e deputetëve të LVV”, ka deklaruar Nagavci.

Lexo edhe

Si ta dalloni një restorant të keq sapo hyni: Detajet që e tradhtojnë menjëherë

Si ta dalloni një restorant të keq sapo hyni: Detajet që e tradhtojnë menjëherë

Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Pas CNN, edhe Politico përjashtohet nga ‘aeroplani i Trumpit’

Pas CNN, edhe Politico përjashtohet nga ‘aeroplani i Trumpit’