Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Atdhe Thaçi është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë kundër mosvotimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pas arrestimit, Thaçi është deklaruar për media, duke e cilësuar rastin si padrejtësi. “Jam nip i Thaçit, padrejtësi e madhe!”, ka thënë ai. Thaçi ka deklaruar se zyrtari policor […]

Atdhe Thaçi është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë kundër mosvotimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas arrestimit, Thaçi është deklaruar për media, duke e cilësuar rastin si padrejtësi.

“Jam nip i Thaçit, padrejtësi e madhe!”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar se zyrtari policor që e ka arrestuar është shoku i tij, ndërsa ka thënë se bëhet fjalë për një person që, sipas tij, është veteran i UÇK-së.

“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se është ndaluar nga një ish-veteran i UÇK-së, pa ia bërë të ditur emrin.

Atdhe Thaçi është djali i Gani Thaçit, vëllait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë./Telegrafi/

Lexo edhe

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së