Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Në Kamenicë ka nisur fushata ndërgjegjësuese në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim informimin e qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes. Në kuadër të fushatës është organizuar edhe një marsh solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, i cili ka nisur nga […]

Në Kamenicë ka nisur fushata ndërgjegjësuese në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim informimin e qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Në kuadër të fushatës është organizuar edhe një marsh solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, i cili ka nisur nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe ka vazhduar përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”.

Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë, përfshirë kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Komuna ka bërë të ditur se përmes kësaj fushate synon të rrisë ndërgjegjësimin, veçanërisht te gratë, për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe konsultimeve të rregullta mjekësore.

Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit | Momenti