Një studim i ri nga Universiteti i Limerick-ut ka zbuluar se paragjykimet gjinore të njerëzve shfaqen edhe në ndërveprimet me Al.
Në eksperiment morën pjesë 189 persona, të cilët punuan me katër lloje asistentësh të AI-së.
Dy prej tyre kishin pamje njerëzore: Johan, me paraqitje mashkullore, dhe Johanna, me paraqitje femërore.
Të dy përdornin të njëjtën teknologji dhe kishin të njëjtat aftësi.
Megjithatë, pjesëmarrësit i paguan Johanna-s rreth 10% më pak për të njëjtën punë që kryente Johan-i.
Studimi tregon se mënyra se si projektohet një AI, përfshirë gjininë dhe pamjen e saj, mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dhe e shpërblejnë.
Me rritjen e përdorimit të agjentëve të AI-së në vendin e punës, këto paragjykime mund të bëhen një çështje gjithnjë e më e rëndësishme. /Telegrafi/




