Pas CNN, edhe Politico përjashtohet nga ‘aeroplani i Trumpit’

Pas CNN, edhe Politico përjashtohet nga ‘aeroplani i Trumpit’
Shtëpia e Bardhë të hënën pas “bllokadës” së fundit të CNN ndaj mbulimit gazetaresk në Air Force One, refuzoi të lejojë Politico-n të hipë në aeroplanin presidencial. Një zëdhënës i Politico konfirmoi se medias iu ndalua hyrja në grupin e gazetarëve që mbulonin udhëtimet e Presidentit larg shtëpisë, gati një muaj pasi Presidenti Donald Trump […]

Shtëpia e Bardhë të hënën pas “bllokadës” së fundit të CNN ndaj mbulimit gazetaresk në Air Force One, refuzoi të lejojë Politico-n të hipë në aeroplanin presidencial.

Një zëdhënës i Politico konfirmoi se medias iu ndalua hyrja në grupin e gazetarëve që mbulonin udhëtimet e Presidentit larg shtëpisë, gati një muaj pasi Presidenti Donald Trump njoftoi më 18 shtator se po “ndalon” Politico-n, CNN-in dhe MS NOW nga Shtëpia e Bardhë, një veprim që ekspertët ligjorë e kanë quajtur jokushtetues.

Më pas, mediat ngritën një padi, duke pretenduar se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë dhe të Pestë të Kushtetutës.

Gjykatësi Timothy J. Kelly lëshoi një urdhër të përkohshëm duke i kërkuar administratës Trump të rivendoste kredencialet e gazetarëve.

Që atëherë, Shtëpia e Bardhë e ka bllokuar vazhdimisht CNN-in nga udhëtimi me Air Force One në ditët kur ishte radha e saj për të përfaqësuar rrjetet televizive në ekipin e mbulimit.

Tani, në ditën kur ishte radha e Politico-s për të përfaqësuar shtypin e shkruar në ekipin e mbulimit, është bllokuar edhe ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Pse hudhra është një shtesë e preferuar në shumë gatime

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Si e perceptojnë gjermanët Zvicrën? – Sondazhi tregon diçka interesante

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së

Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së