Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas këtij instituti, gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm.

Java do të nisë me vranësira dhe riga shiu. Gjatë së hënës, temperaturat minimale do të jenë  nga 3 deri 7 °C, kurse ato maksimale nga 8 deri 13°C.

Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu.

Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme.

Të premten moti do të jetë i vranët me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10°C. Ndërsa, temperaturat maksimale nga 8 deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi. Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Arrestohet 23-vjeçarja shqiptare në Itali, u kap duke shitur kokainë dhe me dokumente të falsifikuara greke

Arrestohet 23-vjeçarja shqiptare në Itali, u kap duke shitur kokainë dhe me dokumente të falsifikuara greke

Aksident i rëndë në autostradën në Prizren, s’dihet për të lënduar

Aksident i rëndë në autostradën në Prizren, s’dihet për të lënduar

Zendaya shkëlqen me fustan krem në eventin e “The Odyssey”, rrëfen si e ndihmoi Tom Holland të përballonte ankthin në sheshxhirim

Zendaya shkëlqen me fustan krem në eventin e “The Odyssey”, rrëfen si e ndihmoi Tom Holland të përballonte ankthin në sheshxhirim