Arrestohet 23-vjeçarja shqiptare në Itali, u kap duke shitur kokainë dhe me dokumente të falsifikuara greke

Një 23 vjeçare shqiptare është arrestuar nga karabinierët në Vairano Patenora të Italisë, pasi dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara.

Sponsor 3M Express

Arrestimi u krye pasditen e 13 nëntorit, gjatë një kontrolli nga efektivët e stacionit të karabinierëve në Vairano Scalo.

E reja u kap në flagrancë teksa ndodhej në një automjet me qira dhe dyshohet se po i shiste një personi një dozë kokaine me peshë rreth 2.7 gramë. Gjatë kontrollit personal, policia i gjeti dhe sekuestroi 200 euro para të gatshme dhe një telefon celular.

Dyshimet e autoriteteve u shtuan gjatë procesit të identifikimit, pasi 23vjeçarja paraqiti një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të cilat rezultuan të falsifikuara dhe të lëshuara në emër të një personi tjetër.

Dokumentet dhe lënda narkotike u sekuestruan për hetime të mëtejshme, shkruan Stile.tv, transmeton Telegrafi.

Sipas autoriteteve italiane, e reja rezultonte gjithashtu me qëndrim të parregullt në territorin italian.

Pas përfundimit të procedurave, ajo u dërgua në ambientet e paraburgimit të stacionit të karabinierëve në Caserta, ku mbeti në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Procedimi ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe për të arrestuarën vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Telegrafi/

Lexo edhe

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Kilaj heads to The Hague: After tomorrow’s trial against him, Thaci and others

Kilaj heads to The Hague: After tomorrow’s trial against him, Thaci and others

Avokati Stojkoviq kërkon arrestimin e menjëhershëm të Vuçiq

Avokati Stojkoviq kërkon arrestimin e menjëhershëm të Vuçiq

Arrestohet 23-vjeçarja shqiptare në Itali, u kap duke shitur kokainë dhe me dokumente të falsifikuara greke | Momenti