“Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

“Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

“Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka ngritur akuza për përfshirjen e faktorëve të huaj, përfshirë Rusinë dhe Iranin, në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke kundërshtuar pretendimet e tij dhe duke theksuar se në rrugët e Shqipërisë kanë dalë vetë qytetarët shqiptarë.

“Jo, Edi Rama! Janë qytetarët e vendit tuaj ata që kanë dalë në protesta, ndaj mos ua kaloni të tjerëve përgjegjësinë tuaj. Merruni vetë me problemet tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e Zakharovës.

Deklarata është shpërndarë edhe nga Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, duke nxitur një përplasje të re deklaratash mes Moskës dhe Tiranës.

Reagimi i diplomacisë ruse vjen pasi Rama ngriti pretendime se pas trazirave në vend qëndrojnë ndikime të jashtme, të cilat, sipas tij, synojnë të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se protestat e dhunshme përbëjnë rrezik për procesin e integrimit evropian, duke përmendur edhe përfshirjen e mundshme të elementeve kriminale dhe ndikimeve të huaja.

Nga ana tjetër, Moska i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke ia atribuar protestat pakënaqësive të qytetarëve shqiptarë.

Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë dhe janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe persona të lënduar.

Ndërkohë, pretendimet për ndërhyrje të huaj mbeten të pakonfirmuara në mënyrë të pavarur, ndërsa deklaratat e dy palëve paraqesin qëndrime të kundërta për shkaqet e protestave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

“Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri | Momenti