Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

Në një fjalim televiziv të dielën, Macron deklaroi se “asgjë nuk i justifikon” skenat e dhunës në qytetet franceze, ku një ndërtesë historike e bashkisë në Limoges u përfshi nga flakët, raporton Euronews.

“Ata që plaçkitën do të duhet të paguajnë për dëmet, ndërsa ata që synuan të rrëzonin Republikën do të mbahen përgjegjës”, deklaroi Macron.

Sponsor 3M Express

Presidenti francez pranoi pakënaqësinë dhe zemërimin e qytetarëve, por dënoi ata që i cilësoi si “elementë kryengritës të së majtës radikale, të cilëve iu bashkuan shumë kriminelë”. Ai u bëri thirrje të gjithë politikanëve që ta dënojnë dhunën.

Macron theksoi se duhet bërë dallimi mes qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore për kërkesa legjitime dhe atyre që i shfrytëzojnë demonstratat për të shkatërruar dhe plaçkitur.

Sipas Euronews, fjalimi i presidentit erdhi në një kohë kur ai, ministri i Brendshëm dhe kryeministri po përballen me kritika për mënyrën e menaxhimit të operacioneve policore gjatë protestave.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila kryeson në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të prillit të ardhshëm, e akuzoi Macronin për qëndrim tepër të butë, ndërsa grupet progresiste dhe të Gjelbrit kritikuan përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve.

Ndërkohë, udhëheqësi i së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, është akuzuar nga kritikët për nxitje të kaosit dhe dhunës së mëtejshme.

Macron nuk njoftoi masa shtesë sigurie, por tha se autoritetet lokale do të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me policinë për mbrojtjen e qyteteve, ndërtesave publike dhe dyqaneve.

Protestat e së shtunës në qytetet kryesore të Francës nisën për shkak të kostos së jetesës dhe përkeqësimit të kushteve të studentëve. Demonstratat fillimisht paqësore u shndërruan në trazira, me plaçkitje, zjarre dhe dëme të shumta materiale.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 2.000 persona janë arrestuar, ndërsa mbi 600 policë, xhandarë dhe zjarrfikës janë lënduar.

Trazirat ndodhin në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Macron deklaroi se Franca meriton zgjedhje të karakterizuara nga debati dhe jo nga dhuna.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari | Momenti