Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Real Madridi ka vazhduar serinë mbresëlënëse në La Liga duke arkëtuar fitoren e tetë radhazi në shtëpi, pasi mposhti pastër Sevillën me rezultat bindës 4-1 në “Santiago Bernabeu”. Me këto tre pikë, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka ngushtuar sërish në gjashtë pikë distancën me liderin e tabelës, Barcelonën.

Sponsor 3M Express

Pas triumfit dramatik 4-3 ndaj Romës në Champions League gjatë mesjavës, “Los Blancos” e kthyen vëmendjen te kampionati me synimin e qartë për të mos lejuar shkëputjen e katalanasve, të cilët kishin fituar sfidën e tyre të shtunën.

Rrugën drejt fitores e hapi talenti turk Arda Guler në minutën e 30-të përmes një goditjeje të harkuar mjeshtërore, i shërbyer nga Yan Diomande pas një aksioni të nisur nga Jude Bellingham.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi shifrat. Bellingham dhuroi një asist spektakolar me thembër për francezin, i cili e kontrolloi topin me klas dhe shënoi nga afërsia për 2-0.

Në pjesën e dytë, Mbappe shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën nga pika e bardhë, duke realizuar me një parabolë elegante të stilit “Panenka”, pasi më herët Diomande fitoi penalltinë.

Mysafirët arritën të ngushtonin shifrat përmes Manuel Buenos, i cili shfrytëzoi një huti të mbrojtjes vendase.

Megjithatë, festa e andaluzianëve zgjati vetëm dy minuta, pasi i riu Yan Diomande kurorëzoi paraqitjen mbresëlënëse me një goditje të fuqishme për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë sukses, Real Madridi ngjitet në vendin e tretë duke lënë pas Real Betisin dhe shkon me moral të lartë drejt përballjes së madhe ‘El Clasico’ kundër Barcelonës fundjavën e ardhshme.

Ndërkohë, Sevilla vazhdon mallkimin ndaj madrilenëve, duke regjistruar ndeshjen e 16-të radhazi pa fitore në takimet direkte mes tyre.

 

Lexo edhe

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’ | Momenti