Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

Tre vjet më parë, shtëpia e Hanife Lajqit u dëmtua nga vërshimi i lumit Qokolica. Me të njëjtën fatkeqësi natyrore u përballën edhe shumë familje të tjera të lagjes Asllan Qeshmja në Pejë, ku nga reshjet e mëdha të shiut, lumi që rrjedh përmes lagjes doli nga shtrati dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Katet përdhese të shtëpive ishin të pabanueshme dhe shumë vetura u përmbytën në lumë. Banorët thonë se rinovimin e bënë me mjete vetanake.

“Kanë qenë ata këtu dhe e kanë vlerësuar dëmin. I kemi dhënë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe hiç kurgjo. Shtëpia krejt ka qenë e dëmtuar”, tha Hanife Lajqi, banore e lagjes Asllan Qeshmja në Pejë.

Sponsor 3M Express

Dëmet materiale janë verifikuar nga zyrtarët komunalë të Pejës, sipas të cilëve dëmet e ekonomive familjare janë rreth 700 mijë euro, 60 për qind e të cilave i takojnë vetëm lagjes Asllan Qeshmja.

Kërkesat janë dërguar në Qeveri për kompensim, por deri më tani asnjëri nga të dëmtuarit nuk është dëmshpërblyer.

“Uji ka qenë rreth një metër. Të dëmtuar kemi qenë e gjithë lagjja, por ende askush nuk kemi marrë asgjë për dëmshpërblim”, tha Vllaznim Raci, banor i lagjes Asllan Qeshmja.

“Letra na ka ardhur për kompensim prej tre mijë eurosh dhe hiç kurgjo nuk kemi marrë”, tha Xahvit Muhaxheri, banor i lagjes Asllan Qeshmja.

Lagjja që përjetoi fatkeqësinë natyrore tashmë është kthyer në gjendjen e mëparshme. Shtrati i lumit është rregulluar me investime komunale, ndërsa pyetjes sonë drejtuar Ministrisë së Financave se kur do të kompensohen familjet e dëmtuara materialisht, zyrtarët kompetentë nuk i janë përgjigjur. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’