Luka Modriqi i ka rekomanduar Milanit transferimin e bashkëkombësit të tij, Mateo Kovaçiq.

Mesfushori i Manchester Cityt ka kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe nuk pritet ta vazhdojë atë, duke u bërë një mundësi për Milanin pa tarifë transferimi.
Kovaçiq, 32-vjeçar, këtë sezon ka luajtur vetëm 92 minuta në Premierligë. Miqësia me Modriqin mund ta lehtësojë kalimin e tij në San Siro.





