Me një trëndafil të kuq në dorë, një protestuese përcolli një mesazh simbolik në protestën kundër vrasjes së grave, që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në protestën e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, pjesëmarrësit po kërkojnë drejtësi për viktimat, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e femicidit.
“Njihe dhunën, kërko mbështetje” ishte një nga mesazhet e përcjella gjatë kësaj proteste.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, duke u bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e grave.
Organizatorët kanë theksuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënimet, kontrolli, përndjekja dhe forma të tjera të dhunës, duke kërkuar që asnjë denoncim të mos neglizhohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





