Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar raportimet e publikuara të enjten, sipas të cilave në ambientet e Ministrisë janë kryer bastisje.
Përmes një njoftimi, ministria ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se këto raportime janë të pavërteta dhe se në ambientet e Ministrisë nuk ka pasur bastisje.

Ministria u ka bërë thirrje mediave që kanë publikuar ose ripublikuar këtë informacion,, që ta tërheqin lajmin dhe ta publikojnë demantimin me të njëjtën dukshmëri si lajmi fillestar.
Ministria ka theksuar se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara.
Burimi: Dukagjini




