Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula ishte në vijë me rendin kushtetues.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, Cakolli tha se ‘e mira e asaj procedure’ ishte se nuk pati nevojë për rund të dytë dhe sipas tij, rundi i parë i votave të deputetëve kishte filluar para mesnatës, transmeton klankosova.tv.
“Besoj që me shumë gjasë bazuar në praktikën dhe jurispodencën krahasimore evropiane, por edhe interpretimin pozitiv që duhet t’i bëhet normës, jo kështu të tentojmë që secilën normë ta masim edhe me sekonda do ta përligjte një vendim të tillë të Kuvendit që në vlerësimin tim do të shpallej kushtetues si i tillë. E mira në këtë situatë është se nuk ka pasur nevojë për raund të dytë për shkak se raundi i parë ai që ka filluar në afat kohor dhe votat e deputetëve janë futur deri në mesnatë të gjitha në kuti është faktor që padyshim do kishte ndikim”, tha ai.




