Doli “mburojë” para nxënësve protestues, kryebashkiaku francez goditet me gaz lotsjellës

Doli “mburojë” para nxënësve protestues, kryebashkiaku francez goditet me gaz lotsjellës

Doli “mburojë” para nxënësve protestues, kryebashkiaku francez goditet me gaz lotsjellës

Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bally Bagayoko, u godit me gaz lotsjellës nga policia, teksa po përpiqej të qëndronte para protestuesve si “mburojë” për t’i mbrojtur ata.

Sponsor 3M Express

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Bagayoko shihet duke iu afruar forcave të policisë dhe duke u kërkuar të ndalojnë përdorimin e dhunës ndaj studentëve dhe nxënësve.

Protestat janë zhvilluar në disa qytete të Francës, ku mësues, prindër dhe nxënës kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar mungesën e stafit dhe fondeve në shkolla.

– YouTube www.youtube.com

Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë në qytete si Parisi, Strasburgu, Rennesi dhe Tuluzë. Sipas Ministrisë së Brendshme, në protesta morën pjesë më shumë se 250 mijë persona në dhjetëra qytete, ndërsa organizatorët pretendojnë se numri ishte rreth 450 mijë.

Protestat kanë qenë të dhunshme, me të paktën 215 adoleshentë dhe 85 anëtarë të stafit të shkollave të plagosur. Një 15-vjeçar humbi krahun pasi u godit nga një granatë tymuese.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, i ka cilësuar protestat si ndër më të dhunshmet e studentëve në dekadat e fundit. Zyra e tij njoftoi se janë plagosur edhe më shumë se 700 pjesëtarë të policisë.

Protestuesit kërkojnë më shumë personel dhe financim për sistemin arsimor, duke kundërshtuar mungesën e mësuesve dhe burimeve në shkollat franceze. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)