Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

Një marinar i ri i Marinës Mbretërore është paraqitur në gjykatë i akuzuar për përgatitje për spiunazh për Rusinë.

Able Seaman Teddy Young, 24 vjeç, nga Bedfordshire, është akuzuar për disa vepra penale në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare (National Security Act), përfshirë pretendimin se ka siguruar informacione të mbrojtura që mund t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Sponsor 3M Express

Young është ndaluar në paraburgim dhe pritet të paraqitet të enjten para Gjykatës së Magjistratëve në Westminster.

Komandantja Helen Flanagan, drejtuese e Njësisë Kundër Terrorizmit në Londër, i ka cilësuar akuzat si shumë serioze, duke theksuar se bëhet fjalë për një pjesëtar në shërbim të forcave të armatosura.

Policia ka bërë të ditur se akuzat ndaj Young nuk kanë lidhje me incidentin e fundit në bazën RAF Fairford, pas të cilit disa persona u arrestuan për shkak të aktivitetit të dyshimtë të raportuar pranë bazës.

Në total, shtatë burra janë arrestuar dhe më pas janë liruar me kusht në lidhje me atë incident, i cili po hetohet nga njësitë kundër terrorizmit.

Young u arrestua të martën në adresën e tij në Bedfordshire.

Akuzat lidhen me periudhën nga 26 nëntori 2024 deri më 21 maj 2025. Sipas policisë, ai dyshohet se ka ndërmarrë veprime në përgatitje për kryerjen e veprës penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur.

Po ashtu, ai akuzohet se ka siguruar, kopjuar, regjistruar ose mbajtur informacione të mbrojtura, me qëllim që veprimet e tij t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, duke e ditur ose duke pasur parasysh rrethana të tjera se këto veprime, në mënyrë të arsyeshme, mund të konsideroheshin të dëmshme për sigurinë ose interesat e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Flanagan ka thënë se hetuesit kanë bashkëpunuar ngushtë me kolegët përkatës operacionalë në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë hetimit, në mënyrë që të ndërmerreshin masat e nevojshme për të zvogëluar çdo rrezik të mundshëm që lidhej me rastin.

Një zëdhënës i Marinës Mbretërore ka konfirmuar se një pjesëtar i saj është akuzuar, duke thënë se, për shkak se procedurat ligjore janë në vazhdim, nuk do të ishte e përshtatshme të jepeshin komente të mëtejshme në këtë fazë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Ai i vendos ndeshjet

Kosova me 24 konsuj nderi, dy prej tyre në Kroaci- Insajderi sjell emrat

Kosova me 24 konsuj nderi, dy prej tyre në Kroaci- Insajderi sjell emrat

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Granit Xhaka dënohet për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë | Momenti