Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




