Manchester City kishte nisur prej muajit mars përpjekjet për të transferuar Aleksandar Pavlovic, me klubin anglez që zhvilloi edhe bisedime konkrete për mesfushorin e Bayern Munich.

Sipas raportimeve të BILD, Bayern ishte informuar se Manchester City ishte i gatshëm të paguante deri në 100 milionë euro për Pavlovic, shumë kohë përpara se kampionët e Anglisë të finalizonin transferimet e Bouaddi dhe Fernandez.
Pavlovic e kishte vlerësuar interesimin e Cityt dhe e kishte marrë në konsideratë mundësinë e transferimit, por në fund vendosi të thoshte “JO”.
Për më tepër, nuk pati asnjë negociatë zyrtare mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut për transferimin e tij./Klankosova.tv




