Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, në shumicë dërrmuese, e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.

Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit për të avancuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras./Telegrafi.

Lexo edhe

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës (VIDEO)

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës (VIDEO)

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Me tekst të shkruar nga vetë ai, Elinel publikon këngën e re (VIDEO)

Me tekst të shkruar nga vetë ai, Elinel publikon këngën e re (VIDEO)

Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE | Momenti